75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / MSH

Kaq persona do të kenë të drejt vote në zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen, e cila do të përcaktojë vijueshmërinë e fushatës zgjedhore dhe procesin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote do të kenë 2.047.149 votues.

Pesë ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 9 shkurtin si datën përfundimtare për mbajtje të zgjedhjeve.

Në përkim me festat e fillim vitit, ajo e përcaktoi si të arsyeshme fillimin e fushatës zgjedhore pas 7 janarit./Indeksonline/