75 Mall Live Search
13:55 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / LB

Azemi thotë se mund të ketë greva nga punëtorët teknikë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, paralajmëroi se nëse punëtorët teknikë të disa institucioneve, nuk marrin zotim deri të premten që pagat do t’u dalin me rritje, atëherë nga 2 shtatori do të ketë grevë.

Azemi tha se greva do të përfshijë qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë, shkollat, sigurimin e QKUK-së dhe Universitetin e Prishtinës.

Ai tha se vendimi është marrë në takimin e mbajtur me kryetarët e shoqatave sindikale, duke rikujtuar se nuk do të punohet më për 270 euro, por paga duhet të jetë mbi 450 euro.