Një grua e gjen në Pejë një kuletë të mbushur me para, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë një qytetarë e ka dërguar një kuletë të cilën e ka gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në këtë qytet.
Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale. “Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetarit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me datë 21. 08. 2024, në Stacionin Policor Pejë, ka ardhur qytetarja, F. H. e cila ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:
– Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro
– Pesëqind (500) franga Zvicerane
– Dokumente personale
Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetarit (viktimës)
Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.