Prishtinë/ Një shtetase e huaj raporton në polici se është dhunuar

Një shtetase e huaj është paraqitur në stacionin policor në Prishtinë, duke pohuar se është dhunuar nga një person.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shkruan Indeksonline.
Sipas viktimës, i dyshuari që e ka dhunuar është po ashtu shtetas i huaj.
“I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/