75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / G T

Di Maria zbulon miqësinë me Neymarin: Kjo është arsyeja pse e pëlqen edhe Messi!

Angel Di Maria gjatë një interviste për TyCSports ka folur edhe për miqësinë me futbollistin brazilian, Neymar Jr.

Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe Real Madridit tregon se me Neymarin ka pasur një festë të madhe gjatë këtyre ditëve, shkruan Indeksonline

“Me Neymarin është gjithmonë kënaqësi, bëjmë festë gjatë gjithë kohës. Të qeshura pa fund, duke folur për futbollin dhe familjen. Ai ka një zemër të madhe.

“Kur e takova, e kuptova pse Lionel Messi e do aq shumë sepse vërtetë e pamundur të mos e duash një djalosh të tillë”, u shpreh Di Maria

Kujtojmë që Di Maria ka vazhduar të luaj në Benfica edhe për një sezon tjetër edhe pse u diskutua shumë e ardhmja e tij./Indeksonline/