75 Mall Live Search
10:54 / E Premte, 23 Gusht 2024 / k.v

Grabitja me armë në kryeqytet, policia vihet në kërkim të të dyshuarit (Video/foto)

Policia e Kosovës është deklaruar për grabitjen me armë zjarri të ndodhur në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Gazmend Zajmi” sot në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si edhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë për IndeksOnline Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale në Prishtinë./IndeksOnline/