75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 23 Gusht 2024 / k.v

Nën kërcënimin e thikës, pasagjeri i vjedh paratë taksistit në Tiranë

Një taksist në Tiranë ka rënë pre e grabitjes nga një 28-vjeçar. Ky i fundit i ka marrë paratë nën kërcënimin e armës.

“Specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan: – M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë”, njofton policia.

Specalistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij.