Arrihet numri prej 20% i regjistrimit të pronave në pronësi të grave në Regjistrin e të Drejtave Pronësore në Kosovë

Agjencia Kadastrale e Kosovës i kushton rëndësi të madhe barazisë gjinore në të drejta pronësore, duke lehtësuar qasjen e gruas në pronë, gjithnjë duke u thirrur në legjislacionin në fuqi.
Ndryshimet e fundit në legjislacion specifikisht në Udhëzimin Administrativ 04/2024 për tarifat për produktet shërbimet kadastrale gjeodezike është bërë edhe një hap tutje drejt krijimit të mundësive shtesë që do të kontribuonte në ndryshimin e statistikave sa i përket regjistrimit të pronës në emër të grave.
Sipas këtij Udhëzimi lirohen nga pagesa e tarifës këto grupe: Nënat vetushqyese, Personat me asistencë sociale, më konkretisht gratë në asistencë sociale, Personat me aftësi të kufizuara, Viktimat e dhunës në familje, Të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës, etj.
Sensibilizimi gjinor dhe ngritja e vetëdijes shoqërore, janë përpjekje për avokim sepse qëndrimet që ekzistojnë gjatë rreth barazisë gjinore dhe tokës, mund të jetë e vështirë të ndryshohen.
Mëposhtë janë paraqitur statistikat e rritjes së përqindjes së numrit të grave si pronare në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme:
2020 – 17.81%
2021 – 18.43%
2022 – 19.09%
2023 – 19.71%
Gusht 2024 – 20.03%