Kurti merr pjesë në varrimin e aktivistit të njohur të Kaçanikut

Kryeministri, Albin Kurti ishte sot në Kaçanik.
Ai mori pjesë në varrimin e aktivsitit, Isa Krasniqi.
“Me kujtimet e mira që i kishim me Isa Krasniqin – ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen dhe gjithë juve që jeni këtu ta tejkalojmë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe”, u shpreh kryeministri.


Ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministri Jeton Raka dhe deputeti, Milazim Salijaj.
I riu Isa Krasniqi ndërroi jetë dje, pas një sëmundjeje të shkurtër./Indeksonline/