75 Mall Live Search
15:04 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / LB

Bajrami: Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas World of Statistics, Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës.

Sipas saj, s’ka si të jetë ndryshe: Sepse që katër vjet investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria.

“S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria. Nuk ka asnjë reofrmë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambentin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj.”