Tentuan të fusnin një telefon në Qendrën Korrektuese për Femra, SHKK parandalon rastin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur të parandalojë futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese për Femra.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi i sigurisë ka zbuluar një përpjekje për të futur një telefon në mënyrë të kamufluar permes rrobave të sjella nga vizitori.
“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.