75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / LB

Abdixhiku pret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Gjatë takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

Abdixhiku vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

Abdixhiku i uroi Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij.