75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 27 Gusht 2024 / L K

Lajçaku në Austri, flet për Bosnjën e Ballkanin

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke vazhduar qëndrimin në Austri ku po merr pjesë në Forumin e Alpbachut.

Ai ishte pjesë e një paneli ku u fol për Bosnjën.

Lajçaku ka shkruar në platformën X se ky takim në Austri  është unik në bashkimin e liderëve të rinj.

“Ishte vërtet frymëzuese të diskutoje me politikanë të rinj dhe shoqërinë civile të “Speak Up”!, të Bosnjës si edhe për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi Ballkanin, BE-në dhe politikën e jashtme”, tha ai.