75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 27 Gusht 2024 / S Z

Shkolla “Faik Konica” gati për të nisur mësimin tërëditor!

Shkolla “Faik Konica” tashmë është gati për të filluar mësimin tërëditor.  Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku -Sadriu.

Lushaku-Sadriu po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka takuar dhe mësimëdhënësit e kësaj shkolle, me të cilët ka diskutuar për përgatitjet finale, për fillimin e vitit shkollor.

Gjatë vizitës në shkollën “Faik Konica” Lushaku-Sadriu, ka thënë se me përkushtimin e mësueseve dhe motivimin e prindërve e nxënësve, shkolla është gati të përmbushë nevojat e nxënësve në mënyrën më të plotë.

“Nga shtatori “Faik Konica” është përgatitur të fillojë fazën e parë të mësimit tërëditor. Sot, takova mësueset me të cilat diskutuam për përgatitjet finale për fillim vitin shkollor. Me përkushtimin e mësueseve dhe motivimin e prindërve e nxënësve, shkolla është gati të përmbushë nevojat e nxënësve në mënyrën më të plotë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.