Policia e ndali për kontroll i gjen armë zjarri, arrestohet një pejan

Drejtoria rajonale e policisё nё Pejё, Stacioni policor – Pejё, më 27.08.2024, rreth orёs 23:20, patrulla policore gjatё kontrollit rutinё nё fshatin Baran-Pejё, kanё ndaluar tё dyshuarin i cili ishte duke ngasur automjetin me targa vendi, gjatё kontrollit tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё (1) Armё pistoletё ADAM cal:9mm
- Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
- Dhjetё (10) fishekё cal:9mm
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
