75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / A. M.

“BE-ja duhet të braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë për të mirën e saj”, e thotë profesori amerikan

Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën X të martën vonë, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) mund t’i bëjë “hair” vetes duke braktisur, siç ka vërejtur ai, politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë.

“BE-ja mund t’i bëjë shumë mirë vetes duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Serwer.