75 Mall Live Search
14:40 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / G T

Zhvillimet e fundit, Osimheni zgjedh skuadrën e re?

Sulmuesi i shumë përfolur, Victor Osimhen, duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, sulmuesi i Napolit ka vendosur të transferohet në Arabinë Saudite, te skuadra e Al-Ahli, shkruan Indeksonline

Edhe pse skuadra e Chelseat ishte në garë për lojtarin nga Nigeria, duket se nuk u arrit dakordi mes dy palëve dhe tashmë Osimhen ka vendosur të shkoj në Arabi.

Skuadra e Napolit sot gjatë ditës ka firmosur me Romelu Lukakun, prandaj i është kërkuar largimi sulmuesit nigerian.

Chelsea e kërkon Osimhenin që nga viti i kaluar, por duket se edhe këtë edicion do e humbasë luftën për të./Indeksonline/