75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / LB

Abdixhiku pret në takim ambasadorin britanik, thotë se LDK po hyn në zgjedhje me ekip, program e ide të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku ka njoftuar se e ka njoftuar ambasadorin mbi përgatitjet e këtij subjekti për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe programin poltik “Rruga e Re’ dhe fokusin elektoral në politika zhvillimore e projekte që kanë rëndësi e peshë njëmend për qytetarët në vend.