75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / S Z

Arrestohet në Fushë Kosovë, një person i kërkuar për shitblerje të narkotikëve

Policia ka njoftuar se sot në Fushë Kosovë është arrestuar një person që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

E.S ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me burgim prej 1 vit e 10 muaj për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Nga njësite të stacionit Policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Personi  i dyshuar, E. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim (1 vit e 10 muaj) për veprën Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.