75 Mall Live Search
10:13 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / FR

Afro 2500 gjoba trafiku gjatë 24-orëve në Kosovë

Brenda 24- orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 2 mijë e 413 gjoba trafiku.

Kështu bëhet e ditur nga raporti i policisë.

Ndërkaq, në po të njëjtin hark kohor, u regjistruan 21 aksidente me të lënduar, ndërsa 42 të tjerë me dëme materiale.

19 persona janë arrestuar, e 16 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.