Hoti kujton vizitën e delegacionit amerikan në vitin 1990: Ishte pikënisje e përkrahjes së SHBA-së për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kujtuar sot 34-vjetorin e vizitës historike të delegacionit nga SHBA-ja që qëndroi në Prishtinë, më 29 gusht 1990, të prirë nga Bob Dole.
Hoti thotë se kjo vizitë e senatorëve e kongresistëve amerikanë ka qenë pikënisja e përkrahjes së SHBA-së për Kosovën për të larguar regjimin serb nga Kosova.
Deputeti i LDK-së thotë se kërkesat e presidentit Rugova atë kohë kishin qenë të qarta, se pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje për paqe në Ballkan.
“Kjo vizitë u pasua nga udhëtimi i Presidentit Rugova në SHBA menjëherë në shtator 1990, për ta ripërsëritur qëndrimin e tij të mbështetur nga populli i Kosovës”, ka shkruar Hoti.