75 Mall Live Search
07:55 / E Premte, 30 Gusht 2024 / L K

Moti sot me vranësira

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 30 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-4m/s.