75 Mall Live Search
08:10 / E Premte, 30 Gusht 2024 / G T

Trajneri i Legia-s kritikon ashpër fushën “Fadil Vokrri”: Ishte terren i vështirë, me kushte katastrofale!

Skuadra e Legia Warsawa-s arriti të kualifikohet në fazën finale të UEFA Conference League, pasi eliminoi klubin kosovar, Dritën.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” e cila u mbyll me rezultatin minimal 0:1, shkruan Indeksonline

Klubi polak fitoi ndeshjen dhe kështu u kualifikua në fazën finale të UEFA Conference League. Trajneri i klubit të Legia-s, Goncalo Feio kritikoi ashpër fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” edhe pse kjo e fundit është renovuar pak javë më parë.

“Nuk e prisja që fusha të kishte një ndikim kaq të madh në rrjedhjen e ndeshjes. Duke parë skuadrën time, pyesja vetën nëse kishim bërë gjënë e duhur në stërvitje në Poloni, sepse vërtetë nuk mund ta përballonim fushën. Ishte e vështirë për të lëvizur topin, kjo është diçka për të mednuar. Ishte një ndeshje në një teren të vështirë, kishte kushte jo të mira.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ngarkesa e nyjeve të futbollistëve pas një ndeshje në një fushë të tillë është më e madhe, duhet të kemi kujdes”, u shpreh trajneri i Legia-s pas ndeshjes

/Indeksonline/