Ka për të luajtur kundër ish-skuadrës së tij Milan, ky ishte reagimi emocionues i lojtarit sllovak

Shorti i UEFA Champions League për sezonin e ri 2024/25 u mësua dje, ku pamë edhe formatin e ri të kësaj gare.
Një video në rrjetet sociale po bën xhiro, ku shihet futbollisti i Kombëtares së Sllovakisë, Juraj Kucka, shkruan Indeksonline
Në momentin kur futbollisti e kuptoi se skuadra e tij e tanishme, Slo. Bratislava do të luaj ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve filloi të festonte si i “çmendur” para shokëve të tij.
Kucka ishte pjesë e “Kuqezinjëve” gjatë vitit 2015-2017, ku ishte transferuar më pas në Trabzonspor për 5 milionë euro.
Ndeshja midis Milanit dhe Bratislaves ende nuk është mësuar se kur do të zhvillohet, por gjatë këtyre ditëve UEFA-ja pritet të bëjë publike orarin e plotë./Indeksonline/
La reazione pacata di Juraj Kucka quando ha scoperto di affrontare il suo Milan in Champions League 🥹😂
— MilanPress.it (@MilanPress_it) August 29, 2024
🎥 @SKSlovan #UCLdraw #milanpress pic.twitter.com/v1h3rZDsLY