75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 30 Gusht 2024 / G T

Vetëm Rey Manaj i gatshëm, Shqipëria e Sylvinhos pa sulmues ndaj Ukrainës?

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, pritet që gjatë këtyre ditëve të bëjë të ditur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në UEFA Nations League.

Por, trajneri brazilian pritet të ketë probleme në fazën e sulmit, shkruan Indeksonline

Për momentin, vetëm Rey Manaj është i disponueshëm për lojë. Armando Broja është i lënduar, pasi edhe dështoi në testet mjekësore tek Ipswich Town dhe Sokol Cikalleshi që tashmë është pensionuar nga fanella “kuqezi”.

Nga ana tjetër, Mirlind Daku është i suspenduar nga UEFA-ja për gjestin e tij të pahijshëm në Euron 2024.

Për dy ndeshjet e Nations League, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë – Sylvinho mund të ftojë futbollistë të rinj, për t’i mbuluar mungesat që do t’i ketë.

Disa nga emrat që mund të ftohen për këto dy ndeshje në fazën e sulmit, janë: Myrto Uzuni dhe Marvin Çuni./Indeksonline/