75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 30 Gusht 2024 / L K

Shala i PDK-së: Gjendja e termocentraleve të Kosovës alarmante, ndotja është shqetësuese

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka publikuar një video të termocentralit Kosova B, i cili sipas tij është në gjendje alarmante mjedisore.

Shala tha kjo është situata reale menaxhuese e termocentraleve të Kosovës pas katër viteve në qeverinë Kurti, përcjell IndeksOnline.

Ai theksojë se ndotja është në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme.

Postimi i plotë:

Sot në KEK, përkatësisht në termocentralin “Kosova B”, gjendje alarmante mjedisore!

Kjo është situata reale menaxhuese e termocentraleve të Kosovës pas katër viteve të kësaj qeverie. Ndotja në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme.

Shkarkimet në ketë nivel, janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar.