E zhveshi fanellën, harroi se e ka një të verdhë – si i shpëtoi të kuqit futbollisti brazilian?

Skuadra e Panathinaikosit shënoi një fitore të madhe mbrëmë, pasi mposhti 2:0 Lensin e Francës – duke siguruar kështu kualifikimin në fazën finale të UEFA Conference League.
Golashënuesi i dytë në këtë takim ishte sulmuesi brazilian, Tete, shkruan Indeksonline
Por, një detaj interesant ndodhi në momentin kur ai shënoi golin për 2:0.
Tete zhveshi fanellën e tij, por më pas e veshi menjëherë sepse iu kujtua që kishte një karton të verdhë, të marrë në minutën e 19’të të pjesës së parë.
Edhe pse kjo llogaritet si zhveshje, gjyqtari i ndeshjes nuk e hetoi dhe nuk e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, kështu Tete mbeti në lojë deri në fundin e takimit./Indeksonline/
⚽️ Tete attığı bu golle Panathinaikos’u UEFA Konferans Ligi’ne taşıdı.pic.twitter.com/r0awrTMSdH
— Fotomaç (@fotomac) August 30, 2024