75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 30 Gusht 2024 / G T

Agim Ademi i reagon trajnerit të Legia-s, që kritikoi fushën: S’është ashtu…!

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes rrjeteve sociale i ka reguar trajnerit të Legia Warsawa, Foncalo Feio.

Klubi polak mbrëmë mposhti Dritën minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, por pas ndeshjes trajneri dhe futbollistët kritikuan ashpër fushën e stadiumit kryeqytetas, shkruan Indeksonline

Agim Ademi menjëherë ka bërë një reagim në lidhje me këtë, duke thënë se fusha është në gjendje të mrekullueshme me sistemin “hibrid”.

“Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin”, shkruhet në një pjesë të reagimit nga kryetari i FFK-së.

Postimi i plotë: