75 Mall Live Search
18:14 / E Premte, 30 Gusht 2024 / MSH

Foda ka edhe një listë rezervë për ndeshjet e shtatorit, ja 9 emrat

Federata e Futbollit ka publikuar listën e selektorit Franco Foda, me 9 emra të tjerë të cilët kanë marrë ftesë për listën e zgjeruar për ndeshjet e shtatorit.

Sipas FFK-së, këta emra do t’i bashkohen skuadrës në rast të vlerësimit dhe nevojave të trajnerit Foda.

“Lista e zgjeruar e përzgjedhësit Franco Foda

Lojtarët e kësaj liste tashmë kanë marrë njoftimin se janë pjesë e listës së zgjeruar të thirrjes së shtatorit të Kombëtares së Kosovës.

Ata t’i bashkohen skuadrës në rast të vlerësimit dhe nevojave të trajnerit” thuhet në njoftim.

Emrat janë si në vijim: Faton Maloku, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Bersant Celina, Altin Zeqiri, Arbër Zeneli, Drilon Hazrollaj, Shkëlqim Vladi dhe Muhamet Hyseni.

May be an image of text