Nuk i kishte punët mirë me Gattuson, Emir Sahiti zyrtarizohet te skuadra e re gjermane

Emir Sahiti është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Hajduk Spliti.
Sulmuesi kosovar ka nënshkruar kontratë afatgjate me skuadrën e madhe gjermane HSV Hamburg.
Faqja zyrtare e Hamburgut e ka zyrtarizuar atë pa dhënë detaje, edhe pse besohet se transferimi i tij ka kushtuar 1.5 milionë euro.
“HSV është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Mezi pres të futem në fushë dhe të jap gjithçka”, tha Sahiti.
