Musliu viziton LIVCZHK-në: 25 vjetë pas çlirimit këto kategori nuk gjëjnë përkrahje nga shteti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar Shoqatën Lidhjes dhe Invalidve të Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë.
Musliu, përmes një postimi në facebook u shprehë se edhe 25 vjetë pas çlirimit këto kategori nuk gjëjnë përkrahje.
Tutja Musliu tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe modeste.
“Sot qendrova në Shoqatën LIVCZHK- se (Lidhjes dhe Invalidve te Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë).
Fatkeqësish edhe 25 vjetë pas çlirimit këto kategori nuk gjëjnë përkrahje nga shteti ynë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe modeste.
Ne bashkëbiseduam për shumë gjëra e shumë probleme që kanë këto gra dhe shumë të tjera gjithandej Kosovës.
Impresionuese ishte mirëkuptimi dhe qasja e tyre pozitive e dashamirëse.
Uroj që në takimet e radhës të kemi rezultate konkrete”, ka shkruar Musliu./Indeksonline/