Kosova nis të vjelë frytet e një trajneri të madh, Adil Maliqit

Eliot Bujupi ka qenë emri surprizë në listen e sotme të selektorit Foda.
Nga Kosova U19 te seniorët.
Kjo është rruga e shkurtër që ka ndjekur talenti që po zhvillohet te Shtutgarti në Gjermani.
Më meritori për këtë sukses është selektori i Kosovës U19, Adil Maliqi.
Ka qenë pikërisht ai që kishte vërejtur talentin e Bujupit dhe e kishte propozuar në kombëtaren A. Nga Kosova U19 Bujupi nuk pritet të jetë e vetmja shpresë për Kosovën.
Atje me të madhe po përparojnë edhe emra si Leon Zeqiraj, Adam Hasani, Edion Gashi e Dior Gërbovci.
Maliqi vlerësohet si trajneri më me perspektivë kosovar me punën që ka bërë me Kosovën U19./Indeksonline/