Endrit Krasniqi zyrtarizon rikthimin në Superligë

Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht është rikthyer në futbollin kosovar. Pas ndarjes me Shkëndinë, Krasniqi ka nënshkruar me Suharekën.
“𝗘𝗡𝗗𝗥𝗜𝗧 𝗞𝗥𝗔𝗦𝗡𝗜𝗤𝗜 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗿𝗶 𝗶 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me super mesfushorin ENDRIT KRASNIQI i cili është përforcimi ynë i ri.
SuperKRASNIQI mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave i besoi projektit të klubit tonë duke u bërë pjesë e jona për 3 vitet e ardhshme me shumë përvojë e së fundmi pjesë e KF Shkëndija nga Tetova e më parë pjesë e kryeqytetit tek FC Prishtina kampion e duke fituar kupën e superkupën e Kosovës gjithashtu kampion me FC Drita.
Endriti udhëtoi drejt Zvicrrës ku mes presidentit z.Rrustem Aliaj dhe aksionarit z.Shaqir Rrahmanaj u bë prezantimi zyrtar” thuhet në njoftim.