75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 31 Gusht 2024 / G T

Parma mbeti pa portier, Napoli i Rrahmanit fiton në minutat e fundit

Skuadra e Napolit ka siguruar fitoren e dytë në Serie A, pasi mposhti 2:1 Parman në javën e tretë.

Mysafirët ishin duke fituar minimalisht 0:1 deri në minutat e fundit të ndeshjes. Golashënues ishte Bonny, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Parma mbeti me një lojtar më pak në fushë – madje ishte portieri Suzuki që u ndëshkua me të kuq.

Trajneri i Parmas nuk kishte më zëvendësime, andaj në portë u detyrua të futej një futbollist.

Ishte Endrico Del Prato që mori dorezat dhe u fut në portë, por nuk arriti t’i ndihmonte skuadrës së tij.

Romelu Lukaku dhe Anguissa ishin realizatoret e golave në minutat e fundit, që ia siguruan tri pikë skaudrës së Antonio Contes./Indeksonline/