75 Mall Live Search
09:37 / E Diele, 01 Shtator 2024 / FR

Zhduket një burrë në Prishtinë

Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë nga 27 gushti.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë e ka raportuar e bija e personi që është zhdukur.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se babai i saj i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor është larguar nga aty dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima nuk është në gjendje të mire psikike. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.