75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 01 Shtator 2024 / G T

Super ndeshje në Superligë, mbyllen pjesët e para në Malishevë dhe Therandë

Kanë përfunduar dy pjesët e para në dy super ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në Therandë, skuadra e Gjilanit është duke fituar 2:1 ndaj Suharekës, në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline

Skuadra gjilanase ka mbetur me një lojtar më pak në minutat e fundit të ndeshjes, pasi me të kuq u ndëshkua Shabani.

Kujtojmë që golat në këtë 45 minutësh të parë i shënuan: Mevlan Zeka për Suharekën dhe dyshja, Rrahmani dhe Jarovic për Gjilanin.

Pjesa e parë në ndeshjen mes Malishevës dhe Ballkanit është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Golat në këto 45 minutat e para i shënuan: Prekazi dhe Adentinji./Indeksonline/