Zyrtare: Pas humbjes ndaj Prishtinës, Llapi transferon lojtarin e Galatasarayt

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka bërë një goditje gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi ka transferuar lojtarin e Galatasarayt, Beknaz Almazbekov, shkruan Indeksonline
“Klubi Futbollistik Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin Galatasaray për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov. 19-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me bardhekaltrit dhe do jetë një ‘armë’ shtesë për fazën sulmuese”, shkruhet në njofitmin e klubit nga Podujeva
19-vjeçari luan si sulmues dhe vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është plotë 450 mijë euro./Indeksonline/