75 Mall Live Search
07:50 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / L K

Një i vrar* dhe 5 të plagosur, çka dihet deri tani për konfliktin midis Capave dhe Sekiraqëve

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç raportohet si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në SHSKUK ka thënë se në Emergjencë janë pranuar pesë persona, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në Klinikën Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm

“5 janë pranu në QE, janë kryer ekzaminimet, 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe  kirurgjisë, 2 janë pranu në Klinikën Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.