Motra raporton vëllain në polici, i dehur shkaktonte dhunë dhe kërkonte para

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin e dhunës në familje.
Motra e të dyshuarit ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se vëllai i saj shkon vazhdimisht i dehur në shtëpi duke shkaktuar dhunë psikike.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se vëllai i saj vazhdimisht në gjendje të dehur shkon te shtëpia e saj dhe i shkakton dhunë psikike duke i kërkuar para. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së , shkruan IndeksOnline.