75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / k.v

Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve

Nga zyrtarët e Sektorit të hetimeve të kryeqytetit, në aksione të ndara,  janë arrestuar tre persona, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë përfshirë në veprat grabitje.

Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e armës (thikë) i është grabitur portofoli.

Lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar më 25.08.2024 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, nga hetuesit policorë janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar.

Ndaj tyre  kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit  po mbahen në qendrën e  mbajtjes./IndeksOnline/