75 Mall Live Search
09:34 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / S Z

Protestat e serbëve në veri përfundojnë të qeta, policia del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacionë në Mitrovicë të Veriut janë mbajtur protesta në mëngjes.

Sipas policisë këto protesta nuk kanë qenë të paralajmëruara, mirëpo janë angazhuar në mbarëvajtjen e tyre.

Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 këto protesta kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave.

Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente.

Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.