Dyshohet se mësuesi sulmoi seksualisht nxënësen në një shkollë të Kaçanikut

Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dubravë të Kaçanikut.
Dyshohet se një mësues e ka sulmuar seksualisht një nxënëse. Rasti ka ndodhur në ambientet e kësaj shkolle.
Pas denoncimit nga ana e 16-vjeçares, i dyshuari ka përfunduar në pranga. Autoritetet kanë nisur hetimin e kësaj ngjarjeje.
Ndaj 60-vjeçarit, prokurori i shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor./klankosova/