Theret me thikë një person në Prishtinë, policia jep detaje

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/