Policia jep detaje për aksidentin në Zllakuqan të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Zllakuqan të Klinës, mes një traktori dhe dy veturave.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës.
“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy (2) vetura dhe një (1) mjet pune ( traktor) si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova për Indeksonline.
Më poshtë mund të shihni disa pamje nga ky aksident./Indeksonline/


