Përfundon seanca dëgjimore ndaj 5 të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat” në Klinikën e Ortopedisë, vazhdon në Abdominale

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës së Ortopedisë në Traumatologji, ku po mbahej seanca dëgjimore ndaj pesë të plagosurve në rastin midis grupeve Sekiraqa dhe “Capat”.
I pranishëm është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Indeksonline raporton se pak minuta më parë ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 5 të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat” në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa tani po vazhdon në Klinikën Abdominale.
