75 Mall Live Search
21:40 / E Martë, 03 Shtator 2024 / Gj. Sh

U pensionua nga Kombëtarja, Neymar ka disa fjalë për Suarezin

Luis Suarez ka njoftuar pensionimin nga Uruguai. Një mesazh emocionues i dhënë nga sulmuesi në një konferencë shtypi.

Gjatë mesazhit të tij, ish-i i Barcelonës nuk ka mundur dot të mbajë lotët. 37-vjeçari theksoi se ndeshja e fundit me fanellën e Uruguait do të jetë ndaj Paragurait të premten, takim i vlefshëm për Kupën e Botës 2026.

Rreth pensionimit te tij ka reaguar edhe Neymar, shoku i tij i ekipit sa ishin në Barcelonë.

Ti ke vendosur emrin tënd në historinë e futbollit të Uruguayt. Ti je shumë i madh. Të dua shumë’’, kanë qenë fjalët e Neymarit dedikuar shokut të tij. /IndeksOnline/