Pësoi infeksion, Elton John mbetet me shikim të kufizuar

Elton John ka mbetur me shikim të kufizuar në njërin sy, pasi luftoi me një ‘infeksion të rëndë të syrit’.
Krijuesi i shumë hiteve, i cili luajti shfaqjet e tij të fundit verën e kaluar, shpjegoi se si i ka kaluar muajt e fundit ‘duke u rikuperuar në shtëpi’, shkruan DailyMail.
Në një postim të gjatë në Instagram, Eltoni tha: “Gjatë verës, jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy.
“Po shërohem, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur.
“Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjes sime, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit.”
Eltoni përfundoi: “Unë e kam kaluar në heshtje verën duke u rikuperuar në shtëpi dhe po ndihem pozitiv për përparimin që kam bërë në shërimin dhe rimëkëmbjen time deri tani.”
Edhe pse u tërhoq nga turneu vitin e kaluar, ai performoi në ceremoninë e “Oscars” në mars.