75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / AR

Nuk ka më dyshime! Lady Gaga është fejuar (foto)

Lady Gaga ka treguar unazën e fejesës në Festivalin e Filmit në Venecia. Ajo mbërriti aty me të fejuarin, Michael Polanski.

Këngëtarja është shfaqur me një fustan bardh e zi me pika, të cilin e ka kombinuar me syze dielli të zeza, transmeton Indeksonline.

Gaga e kompletoi look-un e saj duke qenë mjaftë unike por ishte unaza e saj e fejesës ajo që tërhoqi vëmendjen.

Ajo sot ka mbërritur në festival me një fustan të zi të gjatë dhe taka të larta, ndërsa veshjen e ka kompletuar me një kapelë të zezë.

Në Paris, ajo e quajti partnerin e saj të fejuarin e saj

Kujtojmë se Lady Gaga e quajti partnerin e saj, biznesmenin Michael Polanski si të fejuar kur u takua me kryeministrin francez Gabriel Attala në Lojërat Olimpike dhe gjithçka u filmua në kamera. “Ky është i fejuari im Michael”, i tha këngëtarja kryeministrit francez./Indeksonline/

@gabriel_attal

Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. 🤩🫶

♬ son original – Gabriel Attal