Deputetja e AAK-së i reagon Nagavcit: Kjo qeveri mashtruese premtoi ndërtimin e 160 çerdheve, nuk e ndërtoi as minimumin e tyre

Edhe deputetja nga radhët e AAK-së Albana Bytyqi i ka reaguar ministers së Arsimit Arbërie Nagavci, e cila ka deklaruar se MASHT-i nuk ka asnjë kërkesë nga komunat për çerdhe të reja.
Bytyqi ka thënë se kjo qeveri mashtruese, pati premtuar se do t’i ndrtojnë 160 çerdhe të reja, por se nuk i ka ndërtuar as minimumin e tyre.
“Patën mashtruar se do t’i ndërtonin 160 çerdhe, por kjo Qeveri mashtruese nuk ka arritur të ndërtojë as minimumin e tyre. Këtë dështim të vetin dhe të kësaj qeverie populiste, ministrja Nagavci po mundohet sërish t’ua faturojë komunave, se kinse ato nuk paskan pasur kërkesa për ndërtim të çerdheve.Ministre, veç Komuna e Suharekës që dy vjet pret për çerdhe për shkak të mungesës së inventarit. Meqë kryeministri nuk po dinte as matematikë, me gjasë 160 çerdhe i keni shumëzu me 0”, ka shkruar bytyqi në Facebook. .