Mitrovicë/ Babai rrah vajzën, e bën për spital

Një person dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, si pasojë e dhunës, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./Indeksonline/